Kancelari gjerman Friedrich Merz të premten paralajmëroi se Gjermania përballet me një gjendje të paprecedentë të sigurisë për shkak të kërcënimeve hibride, duke përfshirë sulmet kibernetike dhe operacionet e sabotazhit.
“Ne nuk jemi në luftë, por gjithashtu nuk po jetojmë më në paqe,” tha Merz për krerët e biznesit në Samitin e Ekosistemit Schëarz në Berlin, duke përshkruar atë që ai e sheh si një realitet të ri të kërcënimeve hibride që i përballen kombit.
Lideri konservator përshkroi një seri aktivitetesh armiqësore, pa e emëruar drejtpërdrejt Rusinë, por duke e nënkuptuar qartë përfshirjen ruse, shkruan AA.
“Fluturimet me dron, spiunazhi, vrasja në Tiergarten dhe kërcënime serioze ndaj figurave publike jo vetëm në Gjermani, por në shumë vende evropiane,” tha Merz, sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA.
“Ne shohim akte sabotazhi, përpjekje për të çaktivizuar qendrat e të dhënave dhe sulme kibernetike,” shtoi ai, duke theksuar se këto kërcënime janë reale.
