Vendosni fjalën kyçe....

“Mos qani kur t’ua rrëzojmë avionët” – Polonia paralajmëron Rusinë


Rusia nuk duhet të qurravitet në OKB nëse raketat ose avionët e saj rrëzohen pasi kanë hyrë në hapësirën ajrore të NATO-s, paralajmëroi Moskën të hënën ministri i Jashtëm polak Radoslaë Sikorski.

Sikorski po fliste në një seancë emergjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork. Samiti u mblodh pasi tre avionë ushtarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Estonisë për 12 minuta më 19 shtator përpara se të zmbrapseshin nga avionët italianë F-35 që përfaqësonin NATO-n, shkruan Politico.

“Kam vetëm një kërkesë për qeverinë ruse: Nëse një raketë ose avion tjetër hyn në hapësirën tonë pa leje, qëllimisht ose gabimisht, dhe rrëzohet dhe rrënojat bien në territorin e NATO-s, ju lutem mos vini këtu për të duke u qurravitur,” tha Sikorski.

“Jeni të paralajmëruar.”

Ndërhyrja në Estoni erdhi pasi Rusia dërgoi dronë në Poloni dhe Rumani në fillim të këtij muaji, duke e vënë NATO-n në gatishmëri të lartë në të gjithë Evropën.

Kryeministri polak Donald Tusk tha të hënën se Varshava do rrëzojë çdo avion armik që hyjnë në hapësirën ajrore polake.

“Dua të jem shumë i qartë. Ne do marrim një vendim për të rrëzuar objektet fluturuese pa diskutim kur ato shkelin territorin tonë dhe fluturojnë mbi Poloni. Nuk ka vend për debat këtu,” tha Tusk në një konferencë për shtyp.

Më tej Sikorski i dërgoi një tjetër mesazh Moskës nga Nju Jorku: “Ne e dimë që ju nuk interesoheni për të drejtën ndërkombëtare dhe jeni të paaftë të jetoni në paqe me fqinjët tuaj. Nacionalizmi juaj i çmendur përmban një epsh për mbizotërim që nuk do ndalet derisa të kuptoni se epoka e perandorive ka mbaruar dhe se perandoria juaj nuk do rindërtohet.”