
Gianluigi Donnarumma është shpallur portieri më i mirë në botë për vitin 2025, duke fituar trofeun prestigjioz “Yashin”. Ky çmim i është dhënë falë paraqitjeve të tij vendimtare në triumfin e PSG-së në Champions League gjatë sezonit 2024-25.
Ky është çmimi i dytë “Yashin” për portierin italian, pas suksesit të parë në vitin 2021. Megjithatë, vetëm pak javë më parë, Donnarumma u largua nga PSG në mënyrë të tensionuar dhe u transferua te Manchester City.