Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 22-vjeçari në autostradën Tiranë-Durrës, kapet me doza kokaine në makinë


Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar gjatë operacionit antidrogë të koduar “Trekëndëshi”.

I riu, Behar Sorra, u kap në flagrancë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Vorës, duke transportuar me një automjet tip “Benz” një pako me 564 gramë kokainë. Lënda narkotike dyshohet se ishte e destinuar për t’u shpërndarë në doza në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”.

Në përfundim të procedurave, 22-vjeçari u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Trekëndëshi”.

U kap në flagrancë, në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar pako me Kokainë, për ta shitur në doza në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”, arrestohet 22-vjeçari.

Sekuestrohen pakoja me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte 22-vjeçari.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë informative, për një shtetas që transportonte Kokainë, me automjet, në autostradën “Tiranë-Durrës”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Trekëndëshi”.

Shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin e dyshuar tip “Benz”, në afërsi të Vorës, që drejtohej nga shtetasi B. S., 22 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli në këtë automjet, u gjet një pako me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë, e cila dyshohet se do të ndahej në doza e do të shitej në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u krye arrestimi në flagrancë i 22-vjeçarit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijojnë hetime për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.