Vendosni fjalën kyçe....

Gazment Bardhi: Surpriza më e madhe e qeverisë së re, rikonfirmimi i Belinda Ballukut



Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, komentoi përbërjen e qeverisë së re. Bardhi theksoi se surpriza më e madhe ishte rikonfirmimi i Belinda Ballukut në pozicionin e zëvendëskryeministres.

Sipas tij, kjo rikonfirmim vërteton fjalët që kanë qarkulluar në ambientin politik dhe mediatik për rolin e Ballukut në presionin dhe shantazhin ndaj kryeministrit Edi Rama, si dhe lidhjet e saj me krimin e organizuar.

“Për mua, surpriza më e madhe e kabinetit të ri qeveritar ishte rikonfirmimi i personit më të korruptuar në 35 vite qeverisje demokratike, që është zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Kjo tregon edhe njëherë se ato që qarkullojnë si fjalë në ambientin politik dhe mediatik — që zonja Balluku e mban nën presion e shantazh kryeministrin e vendit apo për shkak të lidhjes me krimin e organizuar që ajo ka — rezultuan të vërteta,” tha Bardhi.

Ai shtoi se qeveria e re duket e ndarë në dy pjesë, me “ushtarë” që i përkasin Ballukut dhe një gjysmë që i përket Ramës.

“Nëse e shikojmë kabinetin, duket i ndarë gjysmë për gjysmë: disa ushtarë të Belinda Ballukut dhe gjysma tjetër të Edi Ramës. Nuk e di nëse mund ta quajmë qeveria Rama 4 apo qeveria Balluku 1,” përfundoi Bardhi.