Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Vorë, humb jetën 35-vjeçari, dy të plagosur



Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës ndodhi një aksident tragjik ku u përfshinë tre automjete.

Nga përplasja humbi jetën 35-vjeçari F. A., ndërsa dy pasagjerë që udhëtonin me të mbetën të plagosur dhe u dërguan menjëherë në spital, ku po marrin trajtim mjekësor.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.