
E ngarkuar me Punë e SHBA-së Nancy VanHorn ka takuar kreun e SPAK-ut Dumani.
Gjatë takimit është diskutuar mbi punën e SPAK-ut dhe BLH-së në bashkëpunim me agjencitë amerikane për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin e trafikun e drogës.
SHBA-të janë krenare për bashkëpunimin me SPAK-un mbi përparësitë e për bashkëpunimin për goditjen e organizatave kriminale ndërkombëtare që rrezikojnë sigurinë e SHBA-së dhe Shqipërisë.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan sot për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës. Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi takimet e fundit të Z. Dumani në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.” – shkruan ambasada amerikane në faqen e saj në Facebook.
