
Të paktën 142 mbrojtës të mjedisit u vranë në të gjithë botën në vitin 2024, ndërsa katër të tjerë rezultojnë të zhdukur, sipas një raporti nga organizata joqeveritare Global Witness .
Shumica e viktimave ishin popuj indigjenë ose fermerë, si dhe aktivistë kundër minierave, prerjes së pyjeve, bujqësisë, gjuetisë së paligjshme dhe projekteve energjetike.
Ata që kryen sulmet ishin kryesisht grupe kriminale, megjithëse u regjistruan edhe incidente që përfshinin forcat e sigurisë shtetërore, shkruan DW.
Shumica e vrasjeve mbeten të pazgjidhura.
Cili vend është më i rrezikshëm për ‘mbrojtësit e mjedisit’?
Kolumbia është vendi më i rrezikshëm për të ashtuquajturit “mbrojtës të mjedisit” me 48 persona të vrarë, e ndjekur nga Guatemala 20 viktima dhe Meksika 18 viktima vendet e tjera më të rrezikshme.
Më shumë se 80% e viktimave ishin në Amerikën Latine, me raportin aktual që e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve të regjistruara atje që nga viti 2012 në 2,253.
Ndërsa numri i vdekjeve në mbarë botën në vitin 2024 ra me 28% nga viti 2023, Global Witness thotë se numri i vërtetë mund të jetë më i lartë për shkak të rasteve të paraportuara.
Organizata theksoi rolin e qeverive në mbrojtjen e mbrojtësve të mjedisit duke hetuar sulmet dhe duke ndjekur penalisht autorët.