Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Komisioni i Integrimit nuk po shkrihet, por ngrihet në nivelin më të lartë që nga 2005


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar në Kuvend se ndryshe nga pretendimet e opozitës, Komisioni i Integrimit nuk do të shkrihet, por përkundrazi do të ngrihet në nivelin më të lartë që nga viti 2005 kur u krijua.

Ai sqaroi se ndryshimet që pritet të bëhen sot lidhen me një nen të Rregullores, i cili e ka konsideruar deri më tani këtë komision si “të dorës së dytë”.

Dëgjova pa fund keni shkrirë komisionin e integrimit. Nuk e kemi shkrirë. Sot e 20 vite më parë në këtë Kuvend kemi pasur një nen në rregullore, turp i madh, që thoshte kur je anëtar i Komisionit të Integrimit nuk quhesh anëtar. Pra është një komision i dorës së dytë. Ndërkohë që do shkrihet ai nen sot, do ta shkrijmë atë nenin sot. Ne jo që po s’po e shkrijmë por po e ngremë më lart se çka qenë që në 2005 kur u krijua,” tha Balla.

Ai shtoi se për Partinë Socialiste, Europa dhe Punët e Jashtme janë të pandara, ndërsa iu drejtua opozitës duke thënë se kjo u tregua qartë edhe gjatë fushatës zgjedhore.

PS, Europën dhe Punët e Jashtme i sheh bashkë, ju mbase i shihni ndaras, kjo u tregua edhe në fushatën elektorale. Edhe Marta Kos edhe Costa mendon si ne. Në mars 2025 ne ua thamë ç’do thonit ju, dhe njëlloj do të thoni edhe në 2029, nuk ndryshoni ju,” u shpreh ai.

Më tej, Balla i kërkoi kryetarit të Kuvendit të kalojë në votim respektimin e Rregullores dhe praktikës parlamentare.