
Një nga transmetuesit më të njohur në rrjetin social Twitch, i quajtur Hasan Piker, është shfaqur së fundmi duke bërë thirrje “për të derdhur gjak konservator”, por kjo nuk është hera e parë që ndodh.
Në një video të publikuar nga faqja Open Source Intel në X, Piker thotë: “Jam i lodhur nga kjo gjë. Të majtë, liberalë, duhet të filloni t’u tregoni kundërshtarëve tuaj armët, duhet të filloni t’i bëni seks me këta shkërdhata, duke i lënë zorrët e tyre të dalin në skenë, thjesht bëjini copa-copa dhe pastaj pritini në kubikë…”
Piker është ndër personazhet më të ndjekur në platformën Twich, tashmë në pronësi të Amazon, një platformë transmetimi videosh ku ka emisione muzikore, përmbajtje të ndryshme dhe është mjaft e përhapur mes të rinjve që luajnë lojëra.

Sipas Open Source Intel, Hasan Pikar ka vite që bën thirrje për dhunë e vrasje ndërkohë që Twitch nuk ka marrë asnjë masë ndaj tij.
Në një rast tjetër ai dëgjohet duke thënë: “Po, vritini këta shkërdhata, vritini këta shkërdhata në rrugë dhe bëni që rrugët të lahen me gjakun e tyre kapitalist.”
Ai ka bërë thirje për dhunë ndaj zyrtarëve të zgjedhur duke kërkuar gjatë një transmerimit të drejtpërdrejtë vrasjen e Senatorit republikan Rick Scott.
Në një rast tjetër gjatë një mbledhjeje në një sallë të mbushur me ndjekës që dëgjohen në sfond ai shprehet: “Dikush duhet ta bëjë, dhe kur e them këtë e di mirë se secili nga ju e kupton për çfarë e kam fjalën.”
Kreu i Twitch Dan Clancy ka pohuar se Hasan Piker, i cili ka rreth 2.5 milionë ndjekës në platformë është personazhi i tij i parapëlqyer.
Thirrja e tij vjen pak ditë pas një 22-vjeçar i identifikuar si Tyler Robinson, i cili jetonte me ë dfashurën transgjinore, akuzohet se vrau aktivistin e djathtë Charlie Kirk në Utah. /Hashtag.al