Vendosni fjalën kyçe....

25 të plagosur nga shpërthimi në Madrid


Të paktën 25 persona janë plagosur, tre rëndë dhe dy në gjendje potencialisht të rëndë, pas një shpërthimi gazi të shtunën në lagjen Puente de Vallecas të Madridit, raportoi gazeta El Pais.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 3 pasdite sipas orës lokale dhe preku një hapësirë tregtare që ishte shndërruar në një banesë, ndërtesën sipër saj dhe një bar fqinj, shkruan AA.

Carlos Marín de la Bárcena, shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të Qytetit të Madridit, konfirmoi se ishte një shpërthim gazi, megjithëse lloji i saktë i gazit, shkaku i tij ose vendi i saktë nga ku filloi ende nuk është përcaktuar.