
Gjatë homazheve për 27-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi këtë ditë si moment reflektimi, betimi dhe thirrje për aksion politik.
Para monumentit të Hajdarit, ai deklaroi se “Azem Hajdari dhe Besim Çerja janë më të gjallë se kurrë në idealet e shqiptarëve që aspirojnë lirinë dhe dinjitetin njerëzor”.
“Në këtë përvjetor të rënies së tij për të mbetur i pavdekshëm, Azem Hajdari së bashku me Besim Çerjan janë më të gjallë se kurrë në idealet e shqiptarëve që aspirojnë lirinë dhe dinjitetin njerëzor,” u shpreh Berisha para monumentit të Hajdarit në qendër të Tiranës.
Berisha e cilësoi këtë ditë si një “ditë betimi” për çdo demokrat dhe mbështetës të opozitës, për të qëndruar të gatshëm për çdo çmim e sakrificë në mbrojtje të lirive themelore.
“Liria ka çmim sakrificën. Kam bindjen se demokratët shqiptarë dhe opozitarët, pavarësisht nga ditët e vështira, do t’i tregojnë Shqipërisë dhe botës se janë në armiqësi për jetë a vdekje me armiqtë e lirisë,” përfundoi Berisha.