
Të enjten herët në mëngjes janë dëgjuar sirenat e sulmit ajror në disa komunitete pranë Mitzpe Ramon, pas një rakete të lëshuar nga forcat rebele Houthi, vetëm rreth 12 orë pasi Ushtria Izraelite (IDF) ndërmori sulme ajrore në të gjithë territorin e Jemenit, përcjell YNetNews.
Sipas deklaratës së IDF-së, sulmet ajrore të ndërmarra të mërkurën në pasdite kishin në shënjestër depot e armëve, depot e karburantit dhe kampet ushtarake të Houthive. Po ashtu, u godit edhe selia e propagandës së këtij grupi rebel.
Sulmet erdhën si reagim ndaj një vale të re të sulmeve ajrore me dhjetëra dronë të nisur nga Houthit gjatë dy javëve të fundit, pas vrasjes së disa prej figurave të tyre udhëheqëse.