Vendosni fjalën kyçe....

Durrës, humb jetën një burrë pasi bie në kontakt me rrymën elektrike



Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një burrë ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka prekur një kabëll elektrik të zhveshur, çka ka sjellë vdekjen e menjëhershme të tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5, pranë stadiumit të futbollit në Durrës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë që mund të lidhen me këtë incident fatal.

Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe për të sqaruar nëse kabëlli elektrik ishte i ekspozuar për shkak të ndonjë defekti teknik apo neglizhencës në mirëmbajtje.