Vendosni fjalën kyçe....

Nën akuzë për “ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, GJKKO cakton “arrest shtëpie” për avokatin


GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për avokatin B.L, i dyshuar për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka marrë 8 mijë euro për të ndikuar te prokurorë dhe gjyqtarë që të lehtësonin masën e sigurisë për një person të akuzuar për mashtrim me TVSH.

Operacioni është zhvilluar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët kanë kryer kontrolle edhe në zyrën e avokatit. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë.