
Gruaja australiane e dënuar për vrasjen e prindërve dhe xhaxhait të ish- burrit, pasi i ftoi për drekë, duke u dhënë kërpudha më toksike në botë u dënua me tre burgime të përjetshme me një periudhë jo-lirimi me kusht prej 33 vitesh të hënën, duke i dhënë fund një drame që mbërtheu Australinë dhe nxiti podkaste dhe dokumentarë të shumtë, shkruan CNN.
Erin Patterson, 50 vjeç, u shpall fajtore në korrik për vrasjen e tre personave, përfshirë prindërit, tezen dhe xhaxhain e ish-bashkëshortit të saj, Simon Patterson, me një vakt me mish viçi që e kishte përzier qëllimisht me kërpudha vdekjeprurëse të mbledhura pranë shtëpisë së saj në shtetin e Viktorias në vitin 2023.
Ajo do vuajë dënime me burgim të përjetshëm për tentativën e vrasjes së të mbijetuarit të vetëm, pastorit Ian Wilkinson, gruaja e të cilit prej 44 vitesh, Heather, ishte midis të ftuarve që vdiqën në spital në ditët pas drekës.

Prindërit e Simonit, Don dhe Gail Patterson, vdiqën gjithashtu pasi vuajtën nga probleme të rënda gastrointestinale që çuan në dështim të shumëfishtë të organeve jetësore.
Patterson ishte ndarë nga burri i saj, por kishte mbajtur kontakt me prindërit e tij, Don dhe Gail Patterson. Ajo i kishte njohur tezen dhe xhaxhain e tij, Ian dhe Heather Wilkinson, prej vitesh dhe për një kohë i shihte ata relativisht rregullisht në shërbesat kishtare lokale.
Patterson i ftoi të pesë anëtarët e familjes për drekë në shtëpinë e saj në Leongatha më 31 korrik 2023. Patterson i tha gjykatës se ajo thjesht donte një marrëdhënie më të mirë me vjehrrin e saj.
Megjithatë, Simon u tërhoq një natë më parë, duke thënë se nuk ndihej mirë të merrte pjesë, kështu që vetëm prindërit, tezja dhe xhaxhai i tij mbërritën të shtunën për vaktin.