Vendosni fjalën kyçe....

Apeli lë në burg Metën


Apeli ka lënë në burg kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Ish-presidenti kishte apeluar masën e sigurisë arrest në burg.

Masa u vendos nga gjykata me argumentimin se ekzistonte rreziku për prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarë, gjë të cilën Meta e ka kundërshtuar me forcë.

Në një shënim në rrjetet sociale javë më parë, Meta shkruante se asnjë nga dëshmitarët nuk ishte më te Partia e Lirisë e kësisoj arsyeja e dhënë nga gjykata nuk qëndronte.