Vendosni fjalën kyçe....

Delegacion i lartë i Hamasit mbërrin në Kajro për të diskutuar kuadrin negociator të Witkowf



Gazeta katariote Al-Arabi Al-Jadid raporton për YNetNews se një delegacion i lartë nga organizata Hamas ka mbërritur në Kajro, pas ftesës së Shërbimit të Inteligjencës së Përgjithshme Egjiptiane, për të diskutuar mbi negociatat për një marrëveshje të mundshme.

Delegacioni përbëhet nga disa zyrtarë të lartë të Byrosë Politike të Hamas-it dhe drejtohet nga Zaher Jabarin. Sipas raportit, qëllimi i vizitës është të diskutojë me zyrtarët egjiptianë disa pika kyçe të ngritura së fundmi nga i dërguari amerikan Steve Witkowf.

Më herët është raportuar se Ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdel-Aaty, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Witkowf, duke reflektuar përpjekjet diplomatike për avancimin e negociatave lidhur me konfliktin dhe mundësinë e lirimit të pengjeve apo marrëveshjeve për armëpushim.