Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, tre të plagosur


Tre persona u plagosën mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në rrugën Lezhë-Milot. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës ndërsa shkaqet e përplasjes nuk dihen ende.

Nga përplasja e fortë njëra nga makinat ka përfunduar në një fushë anash rrugës. Muaji gusht ka pasur një rritje të aksidenteve fatale.

Orët e para të mëngjesit të sotëm, dy të rinj gjetën vdekjen pas një aksidenti në Peqin. Pak ditë më parë, dy motra u vranë pas një aksidenti në rrugën Sarandë-Delvinë,

Lezhë/Informacion paraprak/ Rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, automjeti me drejtues shtetasin R. D. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi F. P. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjeri në automjetin e shtetasit R. D., shtetasi M. V., si dhe të dy drejtuesit e automjeteve. Të tre të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore, thuhet në njoftimin e policisë.