Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli vret udhëheqësin e ISIS në Gaza


Ushtria izraelite tha se ka vrarë udhëheqësin kryesor të Shteti Islamik (IS, ISIS) në Rripin e Gazës.

IDF tha se Muhammad Abd al-Aziz Abu Zubaida, i cili drejtonte degën e grupit në Palestinë, u godit në zonën Bureij gjatë javës së kaluar nën drejtimin e Komandës Jugore dhe drejtorisë së inteligjencës ushtarake, shkruan Ynet.

Abu Zubaida mbante pozicionin më të lartë brenda Shtetit Islamik në Gaza dhe ishte përgjegjës për përcaktimin e politikave, planifikimin e operacioneve dhe mbikëqyrjen e sulmeve në të gjithë Gazën, Bregun Perëndimor dhe Gadishullin Sinai.

Grupi ka qenë i përfshirë në luftimet kundër trupave izraelite në Gaza, duke transferuar armë dhe duke kanalizuar fonde nga Bregu Perëndimor në territor, tha IDF.

Ushtria tha se do të vazhdojë operacionet kundër organizatave terroriste në Gaza.