
Evropa duhet të marrë drejtimin në ofrimin e “garancive të rëndësishme të sigurisë” për Ukrainën, tha të hënën Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Roli i Uashingtonit do jetë mbështetës dhe jo parësor, theksoi ai.
“Evropa do t’u japë atyre garanci të rëndësishme sigurie dhe ata duhet t’ua japin ato, sepse janë aty,” u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. Ai shtoi se Uashingtoni do mbetet i përfshirë “nga pikëpamja e mbështetjes”, shkruan RT.
Kjo nuk është hera e parë që Trump ka sqaruar rolin e Uashingtonit në zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës. Duke folur në Zyrën Ovale javën e kaluar me presidentin ukrainas Vladimir Zelensky, Trump u pyet nëse garancitë e sigurisë për Kievin mund të përfshijnë trupa amerikane.
Që nga bisedimet me Zelenskyn, Trump ka sqaruar gjithashtu se, për sa i përket Uashingtonit, marrja e Krimesë dhe anëtarësimi në NATO i Ukrainës janë të dyja “të pamundura”.
Ai i tha Fox & Friends të martën e kaluar se Kievi i ishte drejtuar bllokut ushtarak të udhëhequr nga SHBA-të për të kërkuar ndihmë në përpjekjen për të rimarrë gadishullin.
“Ata hynë dhe thanë ‘Ne duam ta rimarrim Krimenë’. Kjo ishte në fillim,” zbuloi Trump.
“Gjëja tjetër që thanë ishte ‘Ne duam të jemi anëtar i NATO-s’. Epo, të dyja këto gjëra janë të pamundura.”