Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr i madh në Markatomaj të Lezhës, flakët rrezikojnë të dalin jashtë kontrollit


Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Markatomaj në anë të superstradës Lezhë-Milot.

Pranë vatrës së zjarrit ndodhen edhe disa banesa, si dhe restoranti i dasmave “Orkidea Palace” të cilat rrezikohen nga flakët.

Ndërkohë forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit.