Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali, mes 14 kryeparlamentarëve e senatorëve të dekoruar nga Zelenski në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës


Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njofton se sot, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Presidenti Zelenksi ka dekoruar 14 kryeparlamentarë,

deputetë, senatorë e kongresmenë të ShBA dhe vendeve europiane, mes tyre Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe bashkëpunimin me Parlamentin e këtij vendi.

Kryeparlamentares Spiropali iu akordua Çmimi i Lartë Shtetëror “Urdhëri i Princeshës Olga, i Klasit të Parë”.

Zonja Spiropali, sot, me rastin e Ditës së Pavarësisë, Presidenti i Ukrainës nënshkroi një dekret duke iu dhënë një çmim shtetëror – Urdhrin e Princeshës Olga, Klasi i Parë. Ky është një çmim i lartë dhe i merituar. Faleminderit për mbështetjen tuaj ndaj Ukrainës. Me respekt, Ruslan.” – shkruhet në mesazhin që kryeparlamentari i Ukrainës Stefanchuk i dërgoi Spiropalit me rastin e dhënies së çmimit të lartë.

“Faleminderit secilit prej jush, miqtë tanë të dashur, anëtarë të familjes së madhe parlamentare, për çmimet e merituara që u janë dhënë në emër të popullit ukrainas!”, shkruan kryeparlamentari ukrainas Ruslan Stefanchuk.

Mesazhi i plotë

Sot, si Kryetar i Parlamentit të Ukrainës, kam kënaqësinë t’i përgëzoj miqtë tanë të dashur, anëtarë të familjes së madhe parlamentare: senatorë, kongresmenë, anëtarë të parlamentit, për çmimet e merituara që u janë dhënë sot, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, nga Presidenti Zelensky në emër të popullit ukrainas. Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen tuaj ndaj Ukrainës dhe bashkëpunimit tonë ndërparlamentar.

Lindsey GrahamSC

Sen. Blumenthal

Sen. JoniErnst

Chuck Grassley

Rep. Marcy Kaptur

Rep. Mike Quigley

Rep. McCaul

Rep. Brian Fitz

Stan Kutcher

Alex Sobel

PToveri

Elisa Spiropali

Amy Klobuchar

Zingeris