Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqtari Gerd Hoxha: Është shqetësues niveli i magjistratëve në 5 vitet e fundit



Gjyqtari Gerd Hoxha ka shprehur shqetësimin për nivelin e magjistratëve të rinj që po prodhon sistemi arsimor në vitet e fundit.

“Jam i kënaqur kur shoh student që kanë dëshirë të mësojnë, që kanë dëshirë të performojnë, që me thënë të drejtën këto 4-5 vitet e fundit niveli i studentëve që reflektojnë nivelin e magjistratëve është shqetësues. Nuk po prodhojmë magjistratë cilësor, kemi shumë nevojë për shkak të reformës e cila nevojitej, por niveli i magjistratëve lë shumë për të dëshiruar. Lë shumë për të dëshiruar sepse të tillë vijnë nga shkolla,” u shpreh Hoxha.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, gjyqtari Gerd Hoxha mori një ftesë nga ambasada britanike për një aktivitet zyrtar. Ai nuk e dinte që një takim i shkurtër me kryebashkiakun Erion Veliaj gjatë eventit do të shndërrohej në pretekst për ndëshkimin e tij nga Komisioni i Verifikimit të Figurës (KVF), një strukturë e SPAK-ut.


Fotografi dhe momentet e pakontrolluara u përdorën nga komisioni për të argumentuar një “lidhje të papërshtatshme” me politikanin, pa asnjë sqarim mbi përmbajtjen e bisedës dhe pa bazë ligjore, përcjell Hashtag.al në hulumtimin e bërë.

Hoxha kishte kaluar vettingun me sukses dhe ishte certifikuar nga organi madhor KPA, po i njëjti organ që certifikon edhe prokurorët e SPAK-ut. Megjithatë, SPAK-u dhe komisioni i tij vendosën ndëshkimin.

Ky paradoks tregon një problem më të gjerë: SPAK-u, me një mekanizëm të brendshëm të kontrollit të figurës, mund të vendosë mbi individë të certifikuar ligjërisht, duke cenuar hierarkinë institucionale dhe sigurinë juridike.