
Pranë Kishës së Shna Ndout në Laç është hapur për herë të parë këtë sezon veror Qendra Shëndetësore Verore, e cila do të ofrojë shërbime mjekësore për pelegrinët dhe vizitorët vendas e të huaj.
Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga qendra përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se stafi mjekësor është i përkushtuar dhe në gatishmëri për çdo nevojë shëndetësore.
“Qendra Shëndetësore Verore pranë Kishës së Laçit, e hapur për herë të parë këtë sezon veror, është në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj. Me staf mjekësor të përkushtuar dhe shërbim të gatshëm për çdo nevojë shëndetësore,” shkruan Rama.
Kjo iniciativë synon të sigurojë ndihmë të shpejtë mjekësore dhe kujdes për qytetarët dhe vizitorët gjatë sezonit veror, veçanërisht në periudha me fluks të lartë të pelegrinëve.