Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria izraelite përgatitet të zhvendosë banorët në jug të Gazës


Banorët e Gazës do pajisen me tenda dhe pajisje të tjera strehimi duke filluar nga e diela përpara se të zhvendosen nga zonat e luftimeve në jug të enklavës “për të garantuar sigurinë e tyre”, tha ushtria izraelite të shtunën.

Kjo vjen disa ditë pasi Izraeli tha se kishte ndërmend të niste një ofensivë të re për të marrë kontrollin e qytetit verior të Gazës, qendrës më të madhe urbane të enklavës, në një plan që ngriti alarm ndërkombëtar mbi fatin e rripit të shkatërruar, ku jetojnë rreth 2.2 milionë njerëz.

Kryeministri izraelit Netanyahu tha të dielën e kaluar se para nisjes së ofensivës, popullsia civile do të evakuohet në atë që ai e përshkroi si “zona të sigurta” nga Qyteti i Gazës, të cilin e quajti bastioni i fundit i Hamasit, shkruan Reuters.

Pajisjet e strehimit do transferohen nëpërmjet kalimit të Kerem Shalom në Gazën jugore nga Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare të ndihmës, pasi të inspektohen nga personeli i ministrisë së mbrojtjes, tha ushtria.

Një zëdhënës i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare shprehu shqetësim në lidhje me planet e Izraelit për të zhvendosur njerëzit në Gazën jugore, duke thënë se kjo vetëm do të rriste vuajtjet.