Vendosni fjalën kyçe....

Helikopterët e Forcës Ajrore dhe Emirateve ndihmojnë në fikjen e zjarreve në Fushë Arrëz


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njofton se helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe po operojnë në Fushë Arrëz për të ndihmuar në fikjen e zjarreve.

Ai thekson se ndërhyrja nga ajri ka ulur ndjeshëm intensitetin e flakëve dhe ka mbështetur banorët dhe natyrën në zonën e prekur.

“Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz.

Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët.

Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve  dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër.”