
Re tymi dhe flakë janë parë në zonën ku ndodhet fusha e mbetjeve, e cila edhe si më parë, ka shpërthyer në vatër zjarri masive.
Flakët kanë pasur një vatër aq të gjerë në sipërfaqe, saqë kanë përfshirë dhe djegur gjithashtu një nga eskavatorët (skrep) që punonte në fushën e mbetjeve.
Shtëllungat e tymit të zi, të favorizuara edhe nga era, janë shpërndarë në të gjithë hapësirën ajrore dhe i janë drejtuar zonave të banuara të qytetit.
Nuk dihen shkaqet e zjarrit, teksa autoritetet janë vënë në lëvizje pas sinjalizimit për shuarjen e flakëve. Hera e fundit që kjo zonë u përfshi nga flakët ishte në muajin qershor (tre herë brenda atij muaji), situatë që shqetësoi edhe qeverinë në nisje të sezonit turistik, teksa zjarri u dyshua se ishte i qëllimshëm.
Ndërkaq në terren forca të shumta zjarrfikëse, policie, nga Emergjencat dhe Bashkia, përfshi edhe kryebashkiakun Ermal Dredha, i cili shikohet gjithë kohës në telefon duke koordinuar aksionin dhe kërkuar mbështetje.
Një ndihmë e madhe do të ishte edhe ndërhyrja nga ajri për ta shuar zjarrin, pasi era dhe temperaturat e larta e favorizojnë së tepërni vatrën.
Forca policie i qëndrojnë zonës së zjarrit afër për të ndihmuar zjarrfikësit, por edhe për një evakuim të mundshëm të banorëve.
