Vendosni fjalën kyçe....

Plagosën 42-vjeçarin me thikë, arrestohen 2 vëllezër


Policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona të përfshirë në dy raste plagosjeje me thikë gjatë konflikteve të ndodhura në lagjen “Tre Heronjtë” dhe në fshatin Nderlysaj, Theth.

Në rastin e parë, dy vëllezër goditën me sende të forta dhe thikë një 42-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në rastin tjetër, një 25-vjeçar plagosi me thikë një 28-vjeçar. 

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Goditën me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër). Goditi me mjet prerës (thikë), një 28-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 25-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan shtetasit:

-B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin B. B., 42 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-F. Th., 25 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se mbrëmë, në fshatin Nderlysaj, Theth, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. Th., 28 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.