
Departamenti i Thesarit i SHBA ka vendosur sanksione ekonomike ndaj gjyqtarit të Gjykatës Supreme të Brazilit, Alexandre de Moraes, i cili po trajton çështjen ndaj ish-presidentit Jair Bolsonaro.
Në deklaratë thuhet se ai ka “përdorur pushtetin për të autorizuar ndalime të pajustifikuara dhe ka shtypur lirinë e shprehjes”.
Bolsonaro akuzohet për përfshirje në një tentativë grushti shteti në vitin 2022 pas humbjes së zgjedhjeve ndaj presidentit aktual, Luiz Inácio Lula da Silva.