Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohen nga detyra prokurorja e Tiranës Eranda Laze e prokurori i Fierit Genci Mane


Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Tiranës Eranda Laze dhe prokurorin e Fierit Genci Mane.

Laze, motra e ish-deputetes së PS-së Ermonela Felaj, u shkarkua nga KPA-së pasi më herët ishte konfirmuar në detyrë nga KPK-ja.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 811, datë 08.11.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Eranda Laze.”

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Fierit, Genci Mane. KPA gjeti shkelje për sa I përket pasurisë dhe qëndrimet e Manes.