Vendosni fjalën kyçe....

Kinë: Reshjet e dendura të shiut në Pekin vrasin të paktën 30 persona


Të paktën 30 persona kanë vdekur në periferi të Pekinit, pasi stuhi të dendura shiu përfshiu  veriun e Kinës , raportuan mediat shtetërore të martën.

“Raundi i fundit i stuhive të rrëmbyeshme ka lënë 30 të vdekur në Pekin deri në mesnatë të së hënës”, tha agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Mbi 80,000 njerëz janë evakuuar nga kryeqyteti kinez, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.

28 vdekje u raportuan në distriktin kodrinor të Miyun dhe dy në Yanqing, të dyja në periferi të qytetit të gjerë, larg qendrës së qytetit.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje toke në Kinën veriore

Reshje të dendura shiu përfshiu Kinën veriore gjatë fundjavës, duke përfshirë provincat Hebei, Jilin dhe Shandong. Shirat u intensifikuan rreth Pekinit të hënën.

Distrikti Huairou në veri të kryeqytetit dhe Fangshan në jugperëndim u prekën gjithashtu rëndë.

Rrugët dhe infrastruktura e komunikimit u dëmtuan, ndërsa mbi 130 fshatra mbetën pa energji elektrike.

Një rrëshqitje dheu më herët gjatë ditës vrau katër persona në provincën Hebei pranë Pekinit, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV, duke shtuar se tetë persona rezultojnë ende të zhdukur. 

Të hënën në mbrëmje, Presidenti Xi Jinping lëshoi një urdhër për përpjekje “të gjithanshme” të kërkim-shpëtimit për të pakësuar viktimat. 

Ai gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve që të përshpejtojnë zhvendosjen e banorëve në zonat e kërcënuara nga përmbytjet./DW