Vendosni fjalën kyçe....

Zyra e kryeministrit izraelit: Hamasi vjedh ndihmat humanitare në mënyrë të përsëritur



Zyra e kryeministrit të Izraelit ka publikuar një deklaratë lidhur me shpërndarjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke theksuar përpjekjet për të siguruar që ato të arrijnë te popullsia civile.

“Në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare, SHBA-në dhe vendet evropiane, Izraeli do të vazhdojë të punojë për të garantuar që ndihmat humanitare të arrijnë në Rripin e Gazës,” thuhet në deklaratë.

Po ashtu, njoftimi thekson se, në kuadër të kësaj përpjekjeje, janë pezulluar operacionet e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në zonat e populluara të Gazës çdo ditë nga ora 10:00 deri në 20:00, si dhe janë krijuar korridore të sigurta për kalimin e autokolonave me ndihma.

Megjithatë, sipas Zyrës së Kryeministrit, përpjekjet për shpërndarjen e ndihmave po pengohen nga Hamas. “Fatkeqësisht, Hamas i vjedh ndihmat popullsisë së Gazës në mënyrë të përsëritur, duke qëlluar palestinezët,” thuhet më tej në deklaratë, e përcjellë nga YNetNews.