
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përkujtuar sot 103-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, duke theksuar forcën e partneritetit të ndërsjellë.
“Sot festojmë 103 vjet marrëdhënie diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë! Jemi krenarë për partneritetin tonë me Shqipërinë për të çuar përpara sigurinë, forcën dhe mirëqenien tonë të përbashkët”, shkruhet në postimin e Ambasadës në Facebook.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë thelluar dhe konsoliduar gjatë dekadave, me SHBA-në që mbetet një nga aleatët strategjikë dhe më të rëndësishëm të Shqipërisë në fushat e sigurisë, zhvillimit demokratik dhe integrimit euroatlantik.