Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Borsh, rinis ndërhyrja nga ajri


Flakë të fuqishme kanë përfshirë zonën e Borshit që prej mbrëmjes së djeshme, me zjarrfikësit që janë përpjekur t’i mbajnë nën kontroll që në orët e para të mëngjesit.

Rruga kryesore Himarë-Sarandë pranë Borshit ka qenë e pakalueshme në mëngjes për shkak të rrezikut nga flakët.

Zjarri vijon të jetë aktiv gjithashtu në Piqeras e Sasaj ku është ndërhyrë nga ajri. Disa banesa në Borsh u evakuuan për shkak të rrezikut nga flakët.