
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të Fushë-Arrëzit, ku një automjet tip “Audi” është përmbysur në mes të rrugës.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, 18-vjeçari me inicialet M. Fusha. I riu është transportuar me urgjencë në spitalin e Pukës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.