Vendosni fjalën kyçe....

I riu në kërkim për plagosjen e dy personave në Sarandë, makinën ia shpërthejnë me tritol


Saranda u trondit në orët e para të mëngjesit pas shpërthimit të një makine, së cilës iu vu një sasi tritoli.

Makina e shkrumbuar është në pronësi të Klaus Jaçajt, i shpallur në kërkim lidhur me plagosjen e dy të rinjve në qytetin bregdetar pak ditë më parë.

31-vjeçari dyshohet si bashkëpunëtor i dy vëllezërve Ramadan e Erjon Canaj të cilët akuzohen për plagosjen e 33-vjeçarit Gëzim Hajdaraj dhe 24-vjeçarit Ernest Lama, nga Kamza.

Njoftimi

“Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas.”