Vendosni fjalën kyçe....

Denoncim në Ersekë, 47-vjeçarja akuzon stafin mjekësor për mjekim të gabuar pas vdekjes së bashkëshortit


Një grua nga Erseka ka kallëzuar në polici stafin mjekësor të një klinike private, duke i akuzuar për neglizhencë në trajtimin e bashkëshortit të saj, i cili ka humbur jetën disa muaj më parë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kolonjës, denoncimi është bërë nga shtetasja T. M., 47 vjeçe, e cila ka deklaruar se më 19 maj 2025, bashkëshorti i saj ndërroi jetë në banesë. Ajo pretendon se stafi i klinikës ku ai kishte kryer analizat nuk e kishte diagnostikuar saktë gjendjen shëndetësore.

Materialet lidhur me këtë rast janë referuar në Prokurori për vlerësim të mëtejshëm. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për emrin e klinikës apo për natyrën e analizave të kryera. Hetimet pritet të përcaktojnë nëse ka pasur neglizhencë mjekësore apo shkelje të procedurave.