Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri djeg 10 hektarë tokë e 30 ullinj, procedohet 60-vjeçari në Kavajë


Një zjarr nga pakujdesia ka çuar në djegien e një sipërfaqeje të madhe toke në fshatin Helmës të Kavajës, duke shkrumbuar 10 hektarë tokë  e 30 rrënjë ullinj.

Sipas policisë, zjarri është vënë nga 60-vjeçari me iniciale Y.T. banues në të njëjtin fshat, i cili ka dashur të djegë degët e prera në pronën e tij po zjarri ka dalë jashtë kontrollit.

60-vjeçari është proceduar penalisht