Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr masiv në Drenovë të Mallakastrës, rrezikohen banesat


Zjarri i rënë në zonën e Drenovës, në Mallakastër, ka marrë përmasa alarmante dhe vijon të jetë jashtë kontrollit. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe të gjerë me pyje dhe kullota, duke vështirësuar përpjekjet për shuarjen e tij.

Në terren janë angazhuar dhjetëra forca zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Patosi, Albpetroli, bashkitë përreth, si dhe trupa të ushtrisë. Edhe ndërhyrjet nga ajri me helikopterë nuk kanë mundur të ndalin përhapjen e flakëve.

Shërbimet e emergjencës po punojnë me intensitet për të ndaluar afrimin e zjarrit drejt zonave të banuara, ndërsa rreziku për banesat mbetet i lartë. Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve për vigjilencë dhe bashkëpunim, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e evakuimit nëse situata përkeqësohet më tej.