
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një qendër tregtare në qytetin Kut, në lindje të Irakut, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 50 personave, sipas njoftimit të guvernatorit të provincës.
Ngjarja tragjike ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, dhe autoritetet lokale janë ende duke punuar për të nxjerrë trupat dhe për të identifikuar viktimat. Ende nuk dihen shkaqet e saktë të zjarrit, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit po vijojnë operacionet për të vënë situatën nën kontroll.
Më shumë detaje priten në orët në vijim.