
Nuk është ndalur dje e sot, madje ka vijuar me ritme të larta fushata e dorëheqjeve në njësitë administrative të vendit. Së fundmi janë dorëhequr administratorët e njësive Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq dhe Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi.
Në qarukn e Dibrës janë dorëhequr 35 drejtues të njësive administrative të katër bashkive, Peshkopi, Burrel, Bulqizë e Klos.
Një ditë më parë, krerët e bashkië përkatëse janë takuar me administratorët duke u përcjellë urdhin e kryeministrit Rama për shkarkimin e të gjithë administratorëve që kanë më shumë se tre vjet në detyrë.
Në Bashkinë Dibër janë 15 administratorë që kanë dhënë dorëheqjen, në Bulqizë 8 administratorë, në Mat 8 administrator dhe në Klos 4 administratorë.
Po ashtu, këtë të martë kanë paraqitur dorëheqjen edhe zv/kryetarët e bashkive.
Në Bashkinë Mat është paraqitur dorëheqja e një zv/kryetari, po aq edhe në Klos.
Ndërsa në Bulqizë e Dibër janë dorëhequr 4 zv/kryetarë, respektivisht nga dy për secilën bashki.
Largimi nga detyra nëpërmjet detyrimit të dhënies së dorëheqjes bëhet për të shmangur pasojat ekonomike që mund të vijnë nëse administratorët padisin në gjykatë pushtetin vendor. Sakaq, dorëheqje ju është kërkuar edhe drejtorëve të drejtorive të cilët pritet t’i paraqesin në një moment të dytë.