
Një ngjarje e rëndë ndodhi të dielën në Lexington, Kentucky, ku dy gra u vranë dhe dy të tjerë u plagosën pas një shkëmbimi zjarri në një kishë. Ngjarja nisi pasi një polic ndaloi një automjet pranë aeroportit. Gjatë ndalimit, polici u qëllua dhe u plagos, por ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
I dyshuari u largua nga vendngjarja duke vjedhur një automjet dhe shkoi drejt Kishës Baptiste në rrugën Richmond, ku hapi zjarr. Si pasojë, humbën jetën një grua 72-vjeçare dhe një tjetër 32-vjeçare. Dy persona të tjerë u plagosën, njëri prej tyre në gjendje kritike.
Autori u qëllua nga policia dhe mbeti i vdekur në vend. Ai nuk është identifikuar ende, ndërsa dyshohet se mund të ketë pasur lidhje me viktimat në kishë. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./AP