Vendosni fjalën kyçe....

SPAK, arrest me burg për 8 të ndaluarit në operacionin antidrogë


Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 8 të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK kundër trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine drejt BE-së.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BW se në listën e të ndaluarve janë: Arjan Gjata, Vilson Roçi, Musa Gjikola, Akil Alushi, Jani Meçja, Selami Lushkaj dhe Erjon Dani, ish-shef i krimeve në komisariatin nr. 3 në Tiranë i cili u vetëdorëzua në polici pas shpalljes në kërkim.

Operacioni u zhvillua në qarqet Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë. Nga 13 të dyshuar, 8 janë arrestuar dhe 5 të tjerë janë ende në kërkim.