
SPAK po zhvillon një aksion në Shkodër për të goditur trafikun ndërkombëtar të drogës.
Organi i akuzës ka lëshuar 13 urdhërarreste me 8 persona që janë arrestuar ndërsa 5 të tjerët janë shpallur në kërkim.
Mes të arrestuarve ka edhe zyrtarë policie ndërsda grupi akuzohet se sillte kokainë nga Amerika e Jugut. Aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit.
Një nga zyrtarët e policisë në kërkim është Erjon Dani ndërsa operacioni është firmosur nga prokurori Adnan Xholi.
Goditja ka ardhur pas zbërthimit të mesazheve në aplikacionin Sky ECC, raporton gazetarja Anila Hoxha.