
Një zjarr ka rënë në fshatin Zgërbonjë, të Njësisë Administrative Vërtop, në Poliçan.
Zjarri ka përparuar drejt kodrës me pisha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Drejt zonës së zjarrit kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse nga Berati me 7 efektivë, në ndihmë të zjarrfikësve të Poliçanit.
Situata është nën kontroll, edhe pse zjarri pësoi një shtrirje të gjerë, për shkak të pamundësisë së futjes së mjeteve drejt zonës, gjë që bëri që zjarrfikësit ta shuajnë zjarrin me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.
Edhe pse situata është vënë në kontroll, zjarrfikësit janë duke mbajtur në monitorim vatrat e nxehta të zjarrit.