
Policia e Lushnjës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Strike”, duke arrestuar në flagrancë shtetasin Vladimir Çela, 50 vjeç, banues në Karbunarë, për posedim të paligjshëm të armëve dhe municionit luftarak.
Kontrolli i befasishëm në banesën e tij u organizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, që treguan se shtetasi Çela mbante armë pa leje.
Gjatë kontrollit, Policia sekuestronte si prova materiale:
1 armë zjarri pistoletë,
1 armë zjarri kallashnikov,
1 armë gjahu çifte,
3 krëhëra me fishekë,
Dhjetra fishekë luftarakë.
Pas arrestimit, materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për hetime dhe veprime të mëtejshme ligjore.