
Në nisjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, kryeministri Edi Rama u shpreh se vendet e rajonit janë më pranë se kurrë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore dhe më vjen mirë që ka një atmosferë pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër anëtarësimit dhe besoj fort që do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona. Plani i përbashkët do të realizohet plotësisht,” është shprehur kreu i qeverisë shqiptare.