Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr masiv në periferitë e Sarandës, përfshihet nga flakët zona Çukë-Metoq


Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në zonat periferike të Sarandës, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve lokalë.

Flakët janë përhapur fillimisht në fshatin Çukë dhe po avancojnë me shpejtësi drejt zonës malore të Metoqit. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka rrezik për banesa apo biznese në afërsi.

Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të izoluar vatrën e zjarrit, ndërsa situata mbetet e tensionuar për shkak të erërave që favorizojnë përhapjen e flakëve.

Autoritetet lokale kanë kërkuar kujdes nga banorët dhe të mos afrohen pranë zonës së rrezikut. Zhvillimet priten në orët në vijim.