
Seanca plenare e sotme në Kuvend nisi me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës, lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Ri të Popullit.
Opozita kërkoi që çështja të futet menjëherë në rendin e ditës, duke theksuar se institucioni vijon të funksionojë pa titullar të mandatuar, ndërkohë që Erinda Ballanca e ushtron detyrën prej 3 vitesh jashtë mandatit.
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për bllokimin e procesit, duke pretenduar se mazhoranca refuzon kandidaturën e propozuar nga opozita, ndonëse ajo përmbush të gjitha kriteret ligjore.
“Ramaduro nuk pranon kandidaturën që paraqet opozita, ndonëse ai plotëson çdo kriter.
Rregulli ka qenë që avokati propozohet nga opozita dhe ju kërkoni të impononi përmes përjashtimeve pa asnjë kriter të kandidaturave që paraqet opozita, ti impononi kandidaturën.
Për ju nuk pranohet vetëm se ka vitet e persekutimit dhe burgosjes politike.
Hajde ta votojmë e ta mbyllim këtë punë, është institucion që duhet të plotësohet me drejtuesin e tij”, tha Berisha.